I plasi djemtë: Jasmina bën deklaratën e shumëpritur për Andin

PËRPUTHEN

Andi dhe Jasmina kanë shprehur që në fillim pëlqimin për njëri-tjetrin.

Ata kanë bërë disa takime me shumë kimi, ku nuk i kanë kursyer bisedat, përqafimet apo dhe puthjet.

Autorja e programit, Olsa Muhameti ka publikuar një pjesë nga puntata që do të transmetohet sot në “Përputhen” dhe gjejeni çfarë?

Jasmina ka deklaruar se është vetëm për Andin në studio.

“Andi Artani deklaroj që në këtë program jam vetëm për ty”, është shprehur ajo.

Mbetet të presim se ai i është përgjigjur konkurrenti.

Mendoni se Andi dhe Jasmina shkojnë si çift?

Lini komentin tuaj më poshtë: