Ulet avioni i parë në Rinas, vijnë vaksinat

TIRANË

Është ulur avioni i parë i kompanisë “Air Albania”në aeroportin “Nënë Tereza”, pas një ndërprerje prej 24 orësh.

Bëhet me dihet se avioni ka patur doza të tjera vaksinash kundër COVID-19 të ardhura nga Turqia.

Kujtojmë që këto vaksina kanë ardhur pas një dite vonese, e shkaktuar kjo nga një grevë e kontrollorëve të trafikut ajror.

Ndërsa pak më parë në një deklaratë për media ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda tha se ditën e sotme se do të nisin fluturimet esenciale në aeroportin e Rinasit, ndërsa ditën e nesërme për nisjen e fluturimeve komerciale.