Nisin thirrjet për protestë: Të mblidhemi sot në mbështetje të kontrollorëve te Drejtoria e Policisë

Një protestë në mbështetje të kontrollorëve të AlbControl është thirrur ditën e sotme.

Mesazhet për protestë janë përhapur në rrjetet sociale, ku i bëhet thirrje qytetarëve të mblidhen ditën e sotme në orën 18:00 te ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

“Kjo është greva e parë në sektorin publik në Shqipëri në gati dy dekada”, thotë një prej shpërndarësve të thirrjes, ndonëse vetë kontrollorët nuk do të ishin dakord pasi bllokimin e punës në Rinas prej gati 48 orësh nuk preferojnë ta quajnë “grevë”.

Kjo protestë është thirrur përpara Policisë, pasi disa kontrollorë sot u shoqëruan nga uniformat blu, për t’u marrë në pyetje në lidhje me situatën.

Me ligj, kontrollorët e kanë të ndaluar të ndërpresin punën pasi cënohet siguria kombëtare, por pesë prej tyre vendosën të paraqesin paaftësinë në punë me arsyen e “stresit” nga përgjysmimi i pagës nga rreth 4 mijë në 2 mijë dollarë.

Thirrja për protestë: