Edi Rama jep lajmin e hidhur për Ilir Metën

Kryeministri Edi Rama nuk kurseu ironinë në reagimin që pati pasi situata në aeroportin “Nënë Tereza” mori zgjidhje.

Përmes një postimi në “Twitter”, Rama tha se ky është një lajm i keq për presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilët i akuzon se kërkuan të pengojnë procesin e vaksinimit.

“Ilir kam një lajm të keq për ty: Vaksinat vijnë sot dhe fluturimet rifillojnë normalisht nesër!

Plani yt me Saliun për bllokimin e vaksinimit e rikthimin e Rrumpallës në prag të zgjedhjeve dështoi!

Dokrrat me reflektime e auditime, vazhdoji me Leshkon dhe Leskon në skutat e OFL!”