Braimllari me të rinjtë në Maliq: LSI do të krijojë vende pune të mirëpaguara

Kandidati për deputet i LSI-së, Endrit Braimllari ishte këtë të mërkurë në Orman të Maliqit, ku u takua me disa të rinj.

Ndërsa i quajti të pashpresë dhe të papunë, Braimllari premtoi se LSI do të angazhohet për të krijuar vende pune të mirëpaguara.

Qëllimi kyç i LSI-së, theksoi Braimllari, është kthimi i shpresës së të rinjve për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri.

“Në Orman të Maliqit, të rinjtë të pashpresë, të papunë dhe të lodhur nga Rilindja.

LSI angazhohet për të krijuar mundësi punësimi me vënde pune të mirëpaguara për të kthyer shpresën në vend që të rinjtë të edukohen, të punojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre”, nënvizoi Braimllari.