Nëse doni të bëheni miliarder, këto janë katër profesionet që duhet të zgjidhni

Jo secili që ëndërron dhe s’përpiqet mund të bëhet miliarder. Mega News transmeton sot një artikull, që numëron disa profesione a punë përmes të cilave arrihet kjo ëndërr.

Zhvillues aplikacionesh

Të krijosh një biznes duke përdorur thjesht celularin është një ide e zgjuar, në fund të ditës secili prej nesh sot e ka në zotërim një smartphon, kështu që mjafton të kesh idetë e qarta dhe të ndërtosh aplikacionin që mendon se do të jetë i dobishëm për të tjerët.

Shkrimtari

Të qenët shkrimtar mund të jetë një punë e cila mund t’ju pasurojë shpejt, kjo mund të të hapë dyert e jetës, nëse librat e tu pëlqehen dhe kanë sukses, padyshim që do të pasurohesh.

Lojtar pokeri profesionist

Kjo është një punë që ka një lloj risku, por nëse jeni i aftë mjaftueshëm dhe keni pak fat do të mund të notoni në para dhe në ar.

Shpikës

Nuk thuhet kurrë, por shpikësit janë ata që fitojnë një shumë të mirë parash. Nëse dikush shpik diçka, ai mund të fitojë shumë para nga shitja e patentës, apo thjesht nga dhënia me leje përdorimi e shpikjes.