Dalin në shesh surpiza të papritura, ja ç’ndodh sonte në serialin Hercai

Azizja dëgjon për herë të parë Hazarin ta thërrasë “nënë” dhe do të vendosë të largohet.

Si do ta bindë Mirani gjyshen e tij të qëndrojë? E vërteta e Azrës do të nxjerrë në pah një tjetër anë të Dilshahës.

Ferati dhe Fisuni do të takohen, por ç’ka në plan të bëjë kjo e fundit për të fituar ndaj Azizes?

Azra dhe Fisuni do të takohen, pasi marrin vesh të vërtetën. Do ta pranojë Azra të ëmën?

Marrëdhënia e Feratit dhe Miranit nuk është më si më parë, ç’po ndodh mes tyre?

E vendosur të shpëtojë Azrën, Dilshaha do të përdorë çdo formë sulmi ndaj Rejanit.

Doktoresha e Rejanit do të flasë me Miranin, por a do t’i tregojë të vërtetën?

Azra dhe Fisuni do t’i befasojnë të gjithë në inaugurimin e fondacionit të ri, por ç’fshihet pas asaj skene?

Surprizat s’do të kenë fund, sidomos për Zejnepen.