Taulant Balla për Berishën dhe Metën: Nëse i votoni, rikthim në kohët më të zeza të Shqipërisë në këto 30 vite, në xhep kanë dhe Lulin

Socialisti Taulant Balla thotë se rikthimi i Sali Berishës dhe Ilir Metës në pushtet, në zgjedhet e 25 prillit 2021, do të jetë rikthimi në kohërat më të zeza të Shqipërisë.

Sipas Ballës, “në xhepin” e tyre do jetë dhe Lulzim Basha.

“Përsëri në vitin 2020 investimet në qarkun e Elbasanit ishin më të larta se në një vit normal, por ama ne nuk kemi shkopin magjik. Nëse ndonjëri nga ju mund ti rrotullohet mendja dhe të mendojë që ndryshim quhet të rikthejmë Salli Berishën në pushtet bashkë me Ilir Metën ta ketë dhe Lulin te xhepi i njërit ose tjetrit, ky nuk është ndryshim. Ky është rikthim në kohët më të zeza të Shqipërisë në këto 30 vite sepse ata kanë një arsye që duan të rikthehen. Duan të rikthehen të shpërdorojnë financat e këtij vendi”, tha Balla.

Gjatë një takimi që ka zhvilluar ditën e sotme me banorët e fshatit Lukaxhi, në Labinot Mal, u shpreh se ky mandat për qeverinë nuk ka qenë aspak normal për shkak të pandemisë së Covid-19 e cila ka shkaktuar një rënie të buxhetit të shetit.

“Ky nuk ka qenë një mandate normal. Pandemia na hoqi 1.2 miliard dhe nuk prekëm investimet në zonën tone”, tha Balla.