PS sot në sheshin “Skënderbej”/ Hapet fushata elektorale me vetëm 140 kandidatët për deputetë

Ora 17:00 e të enjtes do t’i gjej socialistët në Sheshin Skëndërbej për të ndezur zyrtarisht motorët e fushatës elektorale. Në fakt Edi Rama me shtabin elektoral kanë nisur përgatitjen për këto zgjedhje parlamentare shumë muaj më parë.

Çelja e fushatës është ideuar vetëm me pjesëmarrjen e kandidatëve të listës së PS. Socialistët mësohet se nuk kanë bërë asnjë ftësë për pjesëmarrje të mbështetësve të tyre kjo për të zbaruar rregullat në fuqi anti-covid19.

Në fjalën e tij kryesocialisti do të përqëndrohet fillimisht se përse dhe çfarë vlerash mbart ajo që ai e quan skuadra kombëtare e PS për ndeshjën e 25 Prillit.

Po ashtu Rama do të flasë se çfarë qeveria e tij socialiste ka arritur të bëj në dy mandate qeverisëse. Theksi i fjalës së Edi Ramës do të vendoset se përse shqiptarët duhet t’i besojnë një mandat të tretë qeverisë.