Ngjarje befasuese, ja ç’ndodh sot në serialin “Hercai”

Dilshaha do të pranojë më në fund se Mirani është i biri, por do të kërkojë edhe vajzën e saj. Kush është Azra dhe cila është e vërteta që fshihet pas historisë së saj?

I vendosur për të shpëtuar të bijën, Xhihani thur planin e përsosur për të mbuluar gjurmët, por a do t’i besojë Fisuni fjalëve të nuses së saj?

Pas vdekjes së Harunit, Fisuni s’bëhet e gjallë, por ç’ka për të thënë kur të dalë para njerëzve? Jareni, e tmerruar pas asaj që bëri, do të shkojë në dhomën ku mbahet Haruni.

Ç’do të ndodhë me të? E shqetësuar për hakmarrjen e Fisunit, Esma do të bisedojë me Azizen. Ç’sekret fsheh Azizja këtë herë?

Fisuni dhe Mahfuzi do të takohen në varreza dhe ajo do të shpallë “luftën” e radhës. E bindur që dikush ia punoi pas shpine, Azizja do të takohet me Xhihanin.

Telefonata e Fisunit do të vërë në lëvizje Azizen. Por do ta marrë vesh ajo që i rrezikuari është Mirani dhe jo Hazari?