Andi dhe Tea largohen çift nga emisioni

Andi dhe Tea janë çifti i parë në edicionin e dytë në Përputhen.

Çifti bëri të ditur vendimin për t’u larguar nga emisioni dhe për të vazhduar përvojën e tyre jashtë kamerave.

Pas një bisede të shkurtër në studio dhe një vallëzimi klasik ata qerasën të pranishmit me llokume dhe u larguan.

Në Përputhen u shfaqet momentet më të bukura të çiftit përgjatë 5 muajve si dhe kritikët e tyre.

“Jam me shumë fat që u përputha me ty se të mendoj vajzën e duhur për mua. Mendoj se është momenti që ta vazhdojmë njohjen tonë jashtë, nëse më vjen të të puth të puthemi lirisht, pa u intimiduar,” tha Andi.

“Kemi dalë në vendimin që të largohemi nga Përputhen,” tha Andi.