Fationi i “Përputhen” i lidhur me këngëtaren shqiptare? Ajo e pranon në emision

Këngëtarja Fifi është një nga personazhet më të ndjekura në showbizin shqiptar, ndërsa emri i saj lakohet gjerësisht për jetën e saj sentimentale.

Lidhur me jetën e saj private, ajo ka deklaruar se është dashuruar me një person dhe se madje i ka dedikuar edhe një tatuazh por që nuk ka përmendur emër.

Mirëpo kjo deklaratë ka marrë fund në momentin që ka përmendur emrin e Fation Kuqarit, ish-konkurrentit të përputhen.

Ka qenë pikërisht në një emision televiziv, ndërsa ka deklaruar se është në një lidhje me Fationin.

Nuk e dimë në çfarë konteksti e ka thënë Fifi, por kujtojmë se së fundi, ajo ka treguar se së shpejti do të ketë një bashkëpunim me Fationin në këngën e saj më të re Maniak.

Gjithsesi mbetet për tu parë në vijim, nëse do të ketë një finalizim të dashurisë së tyre në të vërtetë.