“Të dielën do dalësh me fishekzjarrë”, Shqipja paralajmëron Tean

Ish-konkurrentja e “PërPuthen”, Shqipe Hysenaj, i është rikthye sërish komenteve ndaj konkurrentëve që janë ende në emision.

Ditën e djeshme ajo postoi një mesazh zanore, duke thënë që ja kishte dërguar Andi, i cili kishte komunikuar me të kur u përjashtua nga emisioni, duke i thënë se ai kishte bërë veprime në favor të tij.

Ndërkohë, ditën e sotme ajo paralajmëroi se do të bëjë një tjetër publikim, të dielën, por këtë herë për Tean.


“O nuse mos kujto se të kam harruar. Të dielën do dalësh me fishekzjarrë”, paralajmëron Shqipja.

Shqipja ka ndarë me ndjekësit disa audio, ku dëgjohet Andi teksa thotë:

“Unë me të vërtetë dola mbrapa Teas, por unë dola për diçka, nuk dola se më interesoi shumë ajo pjesë. Dola për të përfituar ti një gjë. Pastaj sa mbarova me Tean, erdha direkt te ti…ça sa mbarova, sa i thashë dy llafe që ta bënin të reagonte mbi atë që tha, që të dilte komplet situata në përfitimin tënd.”

Biseda në fjalë, i referohet ditës kur Tea doli nga studioja pas një debati me Shqipen. Menjëherë pas saj doli dhe Andi.

Më pas, ish-konkurrentja ka bërë një paralajmërim se ka prova të tjera, me foto, video apo audio.