Del nga “shinat” moti, IGJEUM paralajmëron banorët e këtyre zonave

Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit ka paralajmëruar reshje intensive këtë fundjavë. Sipas IGJEUM-it, këto reshje do të sjellin rritje të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë Drin-Buna, Liqenin e Shkodrës dhe lumin Vjosa.

Sipas llogaritjeve të IGJEUM, përgjatë dt. 23-26 Janar priten reshje të dendura, të cilat do të jenë më të përqëndruara në veri dhe në jug të territorit.

Në njoftim thuhet se lumenjtë e tjerë do kenë rritje të prurjeve por nuk parashikohet rrezik nga përmbytjet.