Basha uron Biden: Pres të punoj me ju për të forcuar më tej aleancën SHBA-Shqipëri

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha uroi Presidentin e SHBA Joe Biden, pas betimit të këtij të fundit.

Përmes një postimi në “Twitter”, Basha tha se bashkëpunimi i tij me Biden dhe Kamala Harris do të jetë për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.

“Urime President @JoeBiden dhe Zv.Presidente @KamalaHarris! Pres të punoj me ju për të forcuar më tej aleancën SHBA-Shqipëri. Ju keni provuar se demokracia është e fortë dhe se ndryshimi është i mundur. Urime më të ngrohta nga gjithë qytetarët e Shqipërisë!”