“Mos më ofendo, kaq po të them!”/ Takim për t’u sqaruar, por mes Mevlanit dhe Melisës plas më keq

Melisa duket se ka jo pak mllef ndaj Mevlanit, e kjo u shtua edhe më shumë pas takimit të Mevlanit me Ledianën javën e kaluar. Mevlani i dedikoi asaj një këngë, veprim që preku jo pak Melisën.

Në “PërPuthen” prime, Melisa dhe Mevlani u ulën përballë njëri-tjetrit për t’u sqaruar, por në fakt duket se gjërat mes tyre vetëm u ndërlikuan edhe më shumë.

Ata u përfshinë në debat, ndërsa Melisa i tha Mevlanit se do ta ofendojë dhe do përpiqet ta ulë me fjalë, sa më shumë që të mundet, “që të nxjerr mllefin”.

Debati:

Mevlani: Mos më ofendo, kaq po të them

Melisa: Do ta bej sa të mundem

Mevlani: Nuk ke shans

Melisa: Më ke zhvlerësuar

Mevlani: Për ça?

Melisa: Për ça u ngrite të këmbë, nuk e mbronte dot veten ajo?

Mevlani: Unë u ngrita se nuk po më dëgjonte kush

Melisa: Ça do me prit,që të të marr në takim dhe…

Mevlani: Një sekond…, mua mos më fol me ironi, mos më bëj si profesoreshë

Melisa: Të bëj si profesoreshë sa të dua dhe epitetet e tua…

Mevlani: Po ti po shikon mos bëhem un meme

Melisa: Mos i bjer rrotull, unë do të ul kur të mundem, të nxjerr mllefin