Zbardhet Korça, pamje fantastike nga qyteti juglindor
Mbrëmjen e sotme janë regjistruar reshjet e para të dëborës për vitin 2021 në qytetin e Korçës.
Mësohet se temperaturat kanë pësuar ulje dhe kanë filluar reshjet e dëborës, të cilat kanë filluar të zbardhin rrugët.
Rreshjet e dëborës i kanë dhënë pamje tjetër qytetit në këtë fillim viti dhe banorët ashtu si çdo vit kanë dalë jashtë të shijojnë borën e parë që i mungoi festave të fundvitit.
Sinoptikanët kanë parashikuar prej ditësh reshje bore në vend, ndërsa edhe ditën e nesërme pritet që reshjet të jenë me intensitet mesatar në julindje.
Ndërkohë, deri më tani nuk raportohet për probleme me qarkullimin rrugor.