Në tre ditë, 200 vaksinime/ Sot vaksinohen 78 mjekë dhe infermierë të spitaleve Covid

Ka vijuar normalisht në ditën e tretë procesi i vaksinimit antiCovid pranë stadiumit “Air Albania”.

Vijojnë të vaksinohen personeli mjekësor i dy spitaleve Covid. Gjatë ditës së sotme është planifikuar të vaksinohen 78 persona dhe në tre ditë numri i të vaksinuarëve pritet të jetë 200.

“Jam infermiere, vij nga Sanatoriumi. Më njoftuan se duhet të vija. E kam kaluar tre mujorshin e Covidit, por riskoj të infektohem prapë”.

Sasia e parë e vaksinave që ka mbërritur do të përdoret e gjitha për mjekët dhe infermierët e dy spitaleve Covid, në mënyrë që ata të kenë të sigurtë të dy dozat e vaksinës.

Javën e tretë të janarit pritet të vijë një tjetër sasi prej 10.700 vaksinash, me të cilat do të nisë vaksinimi i mjekëve në spitalet rajonale, QSUT, mjekë e familje.