“Mua më përplase pas mullarit”/ I dedikoi këngë Ledjanës, Melisa deklarata kundra Mevlanit

Në takimin e tyre, Mevlani i dedikoi një këngë Ledjanës, çka duket se preku jo pak Melisën.

Në studio, Melisa deklaroi se pas kësaj që pa (transmetimin e takimit), ajo “e hedh poshtë Mevlanin”.

“Sindin e surprizove me lule dhe arush, Ledjanën me këngë, Melisën zgjodhe ta përplasësh pas mullari për ta surprizuar? Në këto momente Melisa të hedh poshtë Mevlan”.

Më tej shtoi:

“Prekem se jam një ndër vajzat dhe kur të kam thënë të kam xhan, ke bërë rolin e xhelozit, tani të hedh poshtë dhe nuk më intereson të dal më me të. Mua më hodhe poshtë me këtë. Të gjithave u ke dhuruar lule e çokollata”.