Matteo Renzi tërheq 2 ministra, bie qeveria e kryeministrit Giuseppe Conte në Itali

Qeveria në Itali ka rënë, pasi Matteo Renzi ka tërhequr 2 ministra nga kabineti. Kjo është herë e dytë që bie qeveria e kryemministrit Giusepe Conte.

Tani është hapur një krizë e madhe qeveritare në Itali në mes të një situate tjetër të veshtirë si ajo e pandemisë.

Do të shihet në ditët në vazhdim nëse Conte do të arrijë të ketë përsëri mazhorancën apo itali do shkojë në zgjedhje të parakohshme. Përplasja kishte filluar prej disa javësh për menaxhimin e fondit të BE.