LVV zyrtarizon Albin Kurtin për deputet

Për Kurtin e Pacollin, më herët është raportuar se mund të kenë telashe me certifikim si kandidatë për deputetë, bazuar në aktgjykimin e fundit të Kushtetueses që ndalon kandidimin e atyre që janë dënuar në tri vitet e fundit. Kurti e Pacolli janë të dënuar me kusht.

Ndërkaq Këshilli i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Besianë sot ka votuar për të zgjedhur kandidatët për deputetë dhe tre kandidatët më të votuarit nga ky proces janë: Fitim Haziri, Saranda Bogujevci dhe Vendenis Lahu.