I mori 8 mln lekë vajzës së një pacienteje me Covid, ndalohet sanitarja e “Shefqet Ndroqit”

Policia ka ndaluar Tire Alldërvishin, sanitaren që u hoq si infermiere dhe i zhvati 8 milionë lekë një qytetareje për t’i shpëtuar të ëmën e infektuar me koronavirus.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit bënë ndalimin e shtetases Tire Alldërvishi 58 vjeçe, banuese në Tiranë.

Kjo shtetase i është prezantuar si infermiere shtetases E. S., 30 vjeçe, e cila ka kallëzuar se gjatë muajit dhjetor, kur nëna e saj ka qenë e shtruar në spital, shtetasja T. A. e ka mashtruar duke i marrë rregullisht shuma monetare nga 5.000-6.000 lekë.

Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari.