Mele: Policia Bashkiake e Korçës është kthyer në një strehë militantësh të PS

Kryetari i LSI-së në Korçë, Petrika Mele, akuzon se Policia Bashkiake në këtë zonë është kthyer në një strehë militantesh të Partisë Socialiste. ”Nënkryetari dhe njëkohësisht vegla qorre e Niko Peleshit në Bashkinë e Korçës. Kërkon një reformim të thelle, ku kryefjala duhet të jetë profesionalizmi dhe jo militantizmi”,-shkruan Mele.

Postimi i plotë

Policia Bashkiake e Korçës është kthyer në një strehë militantesh të PS. Aspak profesionale dhe jo në shërbim të qytetarëve.

Policia Bashkiake është në shërbim të plotë të Kletjon Kitës, Nënkryetari dhe njëkohësisht vegla qorre e Niko Peleshit në Bashkinë e Korçës. Kërkon një reformim të thelle, ku kryefjala duhet të jetë profesionalizmi dhe jo militantizmi.