I nderuar (me raste) “Shtet”

Nga Soela Myrtollari

I nderuar(me raste) “Shtet”.

Gjoba që “po proçedohet” karshi meje është për “organizim, tubim, mbledhje e më shumë se 10 personave” në kohë pandemie.
U gjobita sepse mora pjesë në një protestë qytetare kundër dhunës policore! Mbeshteta fort të drejtën për të jetuar, që as unë, as im bir…askush tjetër të mos ketë fatin e Klodian Rashës.

Një pyetje kam për ju:
Nëse dini të numëroni, a mund ta dalloni që në këto video dhe foto janë më shumë se 10 veta? A nuk duhet të proçedohen edhe ata persona apo institucione që kanë bërë të mundur mbledhjen e këtyre njërëzve(për shumë ditë e netë me radhë)?
A është ligji i barabartë për të gjithë?
Veproni njësoj pra, leshoni forcën e ligjit njësoj mbi të gjithë…edhe mbi ata qe ju thotë partia dhe mbi ata që nuk ju thotë!
Për këtë protestova, që policia dhe instancat drejtuese të bëjnë detyrën ashtu siç duhet!

Në pritje të reagimit tuaj!
Nga Soela Myrtollari kryetarja e FRPD KORÇË