Ngjarje befasuese në episodet e ardhshme të Rejan, ja çfarë do ndodhë

E shtunë, ora 20:00 – dy episode

Planet e Asllanit do të shqetësojnë gjyshen e tij dhe ajo do të marrë masa drastike për të mirën e tij. Sulltana do të kërkojë të takojë Xhihanin. Ç’do t’i thotë në këmbim të letrës së Elifit? Kaseta që do të gjejë Hazari në shtëpinë e Shykranit, i jep atij një pistë të re kërkimi.

Hazari do të fillojë të dyshojë pas fjalëve të asaj kasete, por çfarë sekreti fsheh ajo, që Hazari s’do të mund ta dëgjojë? Pas mbylljes në një vend të shkretë, Asllani do të fillojë të shfaqp shenjat e para të sëmundjes së tij. Telefonata e Fëratit duket se do të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve për të gjithë.

E diel, ora 20:00 – tre episode

Fërati dhe Mirani do të hapin varrin e djalit “të pajetë” të Sulltanës. Do të gjejnë gjë aty? Pasi shpërngulet në konak, Rejani fillon të bëjë disa ndryshime. Si do ta presë Azizeja këtë?

Kthimi i Miranit në konak do të jetë i mbushur me surpriza. Pas zbulimit të së vërtetës rreth Asllanit, Sulltana do t’i kërkojë Azizes pjesën që i takon me të drejtë.

Çfarë do të përdorë për t’i bërë shantazh? Gënyli do të takojë Azadin dhe do t’i tregojë të vërtetën. Si do të jetë reagimi i tij kur të marrë vesh që Asllani e ka mashtruar që në fillim? Këshilla e Zehrës do ta bindë Hazarin të takojë mjekun që e operoi. Fjalët e doktorit s’do të jenë e vetmja e papritur për të.

Azadi i tregon të vërtetën të atit për Asllanin dhe ai do të shkojë të kërkojë llogari.
Cili është lajmi surprizë që Asllani ka për të?

E vendosur të shpëtojë nipin, Azizea do të takojë sërish Asllanin, por zbulon diçka të papritur nga ai. I ftuar nga Mirani, Asllani do të shkojë për darkë në konak. Do të bjerë Mirani pre e kurthit të tij?