Taulant Balla zbulon mikpritjen e fshatrave të Librazhdit, traditën e kulinarisë dhe bukuritë e Steblevës

Fushë Studën është një ndër atraksionet më të bukura turistike të Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë dhe ndodhet pothuajse në qendër të tij.

Ajo çka e bën të veçantë këtë fshat është natyra e virgjër dhe pyjet e paprekur. Lugina e Fushë Studën e cila ka nje gjerësi të konsiderueshme dhë më e rëndësishmja është se në të nuk ka asnjë grimcë beton të derdhur pa kriter.

Simboli i kësaj zone është liqeni i saj, i cili ndodhet përballë fshatit rrëzë pyllit të ahut, çka i jep atij një pamje tëpër piktoreske, dhe tërheq mijëra turistë në vit të huaj dhe vendas.

Fushë Studën nga pozicioni gjeografik, pasuritë natyrorë, traditat dhe kulturat, ka mundësuar dhe mundëson një turizëm malorë të veçantë. Ardhja e vizitorëve, për gjueti, peshkim në ujera malore, ecje sportive, alpinizëm, tregon se Fushë Studen është një ndër vendet më të perferuara të Parkut për vizitore të huaj dhe vendas.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili është dhe deputet i Librazhdit është një nga vizitorët e shpeshtë që shkon në Fushë Studën bashkë më familjen e tij.

Në një pronocim për emisionin “Fshatrat e Shqipërisë”, Balla zbulon mikepritjen e fshatrave të Librazhdit, traditen e kulinarisë dhe bukuritë e Steblevës.

Balla tha se zona është e njohur për prodhimin e patates. ‘Nuk besoj se ka njeri në Shqipëri që nuk e ka provuar pataten e Steblevës, tha Balla.

Duke folur për kulinarinë dhe gatimet tradicionale të Librazdhit dhe zonës së Fushë Stdudën, Balla theksoi se pjata tipike e kësaj zone është mishi i qingjit në saç.

“Mikpritja në zonën tonë është gjëja me të cilën ne krenohemi shumë. Librazhdi ndoshta nuk është i dëgjuar shumë për kulinarinë e vet, por unë mendoj që kemi arritur të ndërtojmë disa pika të rëndësishme atraksioni”, u shpreh Balla.