2020 shpallet viti më i keq ndonjëherë nga “Time”

Një kopertinë me sfond të bardhë, me të zeza e shkruar shifra 2020 dhe sipër saj një kryq i madh i kuq. E gjitha kjo, e shoqëruar me shkrimin: “Viti më i keq që kemi përjetuar ndonjëherë”.

E përjavshmja amerikane “Time” i vë kryqin kështu vitit që po mbyllet, i shenjuar nga makthi i pandemisë.

“Ky është një vit që nuk do të doja ta përjetoja kurrë më. Ka pasur vite të këqija në historinë e Amerikës dhe sigurisht që ka patur vite të këqija në hitorinë e botës, por shumica prej nesh nuk ka parë kurrë diçka të ngjashme. Duhet të jesh më shumë se 100 vjeç për të kujtuar shkatërrimin e shkaktuar nga Lufta e Parë Botërore dhe pandemia e vitit 1918; duhet të jesh rreth 90 vjeç për të kujtuar Depresionin e Madh; duhet të jesh 80 për të kujtuar Luftën e Dytë Botërore”, shkruan Stephanie Zacharek në artikullin hapës.