Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta sportisti i njohur shqiptar

TIRANE

Ditën e sotme është ndarë nga jeta ish sportisti Petrit Murzaku në moshën 88-vjeçare.

Prej 3 vitesh ai vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ishte në regjim shtrati.

Murzaku ka qenë kampion absolut tek Partizani dhe ekipi kombëtar dhe për 16 vite me radhë nga 1948 deri në vitin 1964 ishte një sportist universal që luajti lojërat me dorë, garat e vrapimit dhe kërcimit por edhe sporte te tjera.