“Dashnori i fshehtë”/ Zbulohet e vërteta e fotove të Atdheut para “Përputhen”

Së fundmi emisionit “Përputhen”, iu bashkua një djalë i ri me emrin Atdhe.

Ai është 27 vjeç, vjen nga Kosova dhe ka jetuar me vite të tëra në vende të ndryshme të Evropës.

Pas pjesëmarrjes së Atdheut në emision, në rrjet qarkulluan disa foto, të cilat e tregonin atë në darkën ku morën pjesë të gjithë konkurrentët të shtunën që lamë pas.

Në një prej fotove ai ka pozuar me Anën dhe këto pamje janë publikuar nga Alban Dyrmishi, konkurrent i “Përputhen” në sezonin e parë. “Atdheu na qenka dashnori i fshehtë i ju e dini se kujt”, shkruante Albani.

Mirëpo burime për “meganews.al” kanë treguar se në fakt puntata që pamë dy ditë më parë në “Për’puthen” ishte xhiruar ditën e shtunë. Pikërisht atë ditë u prezantua konnkurrenti i ri, Atdheu, i cili iu bashkua stafit dhe konkurrentëve në darkën e organizuar pas emisionit.

Përputhen xhirohet të shtunën për ditët e hënë, e martë, e mërkurë dhe të mërkurën xhirohen puntatat e enjte dhe të premte.