Policia prish fejesën, sekuestron mjetet muzikore

Policia e Krujës ka vijuar kontrollet për zbatimin e masave anti-covid me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.

Gjatë kontrolleve policia arr.estoi shtetasin me iniciale Xh.B 46 vjeç pasi kishte organizuar një festë familjare (fejesë), në kundërshtim me Aktin Normativ.

Më herët ky shtetas është ndëshkuar disa herë me masa administrative, si dhe është proceduar 2 herë, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi N. H., 20 vjeç (DJ), si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale instrumentet muzikore.

Njoftimi i policisë Krujë:

Vijojnë kontrollet nga stukturat e Komisariatit të Policisë Krujë, për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Arrestohet në flagrancë pronari i një lokali, i cili pasi ishte proceduar penalisht 2 herë dhe ishte ndëshkuar disa herë me masë administrative, u konstatua sërish duke organizuar festa familjare në kundërshtim me Aktin Normativ.

Procedohet penalisht 1 shtetas tjetër.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve në subjektet që ushtrojnë aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ, kanë konstatuar në territorin e DVP Durrës, konkretisht në Fushë Krujë, subjektin në pronësi të shtetasit Xh. B., i cili kishte organizuar një festë familjare (fejesë), në kundërshtim me Aktin Normativ.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. B., 46 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”.

Ky shtetas, në periudha të ndryshme kohore, është ndëshkuar disa herë me masa administrative, si dhe është proceduar 2 herë, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke organizuar ceremoni martesore ose festa familjare në kundërshtim me Aktin Normativ.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi N. H., 20 vjeç (DJ), si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale instrumentet muzikore.

Policia e Durrësit apelon për të gjithë pronarët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese që kanë si qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.