Ministrja e Arsimit jep njoftimin e rëndësishëm: Ja çfarë ndodh me shkollat

Ministrja e Arsimit Evis Kushi tregon skenarin si do të zhvillohet mësimi në shkollat 9 vjeçare dhe në gjimnaze.

Nga klasa I – V mësimi do të vijojë në klasa.

Çdo të premte shkollat 9 vjeçare, klasa 6 – 9 do të raportojnë në zyrat arsimore lidhur me situatën dhe më pas do të merret vendimi për mënyrën si do të zhvillohet mësimi për javën tjetër.

MAS do marrë vendim dhe më pas do e përcjellë në drejtoritë arsimore dhe më pas tek drejtoritë e shkollave.

Ndërsa në gjimnaz skenari do të jetë I tillë.

Në javën tek

Dy ditët e para do të bëhet mësimi në mjediset e shkollës

Tre ditë e tjera do të jenë online

Në javët çift

Dy ditët e para do të jenë online

Tre ditë e tjera do të bëhet mësimi në mjediset e shkollës