Inxhinieri: Ndërtimet në Durrës duhen projektuar për tërmete me magnitudë 8

TIRANE

Pas tërmetit, të gjithë ekspertët ngritën alarmin e cilësisë së ndërtimeve në Shqipëri. Ajo se çfarë nuk dimë sot është se çfarë po bëhet për të mbikqyrur standardet e ndërtimit në vendin tonë. Shumë ekspertë të sizmiologjisë dhe inxhinierisë thonë se vërtetë lëkundjet vinë nga tërmeti por vdekkjet I shkaktojnë ndërtimet e këqija.

I ftuar në A2, një vit pas tërmetit inxhinieri i njohur Fitim Ballo ka shpjeguar se ndërtimet në Durrës duhet të projektohen për 8 ballë dhe në Tiranë për 7 ballë.

“Inxhinierët, projektuesit, cilidoqoftë, duhet ti projektojnë objektet për 7 ballë në Tiranë dhe për 8 ballë në Durrës. Nuk mund t’i bësh dot në Durrës për 9 e 10 ballë. Pse? Sepse nuk jemi ne shtet aq i pasur se ka kosto. Nuk mund të bësh mbrojtje të një qyteti njëherë në 100 vjet, se do ta kthesh pastaj në beton. Ka rregulla, shkon kosto, me dëmin shkon thuajse barabartë me të. Prandaj janë vendosur këto kushte teknike ndërtime dhe standarde projektimi në Shqipëri.”, u shpreh Ballo.

Inxhinieri theksoi se në zonat ku po ndërtohet momentalisht duhet të vendosen argjinatura pasi rrezikohen nga përmbytja, e cila sipas tij ka rrezikshmëri të njëjtë me tërmetin.