Prej orës 3 të mëngjesit në ambulancë, mjeku jep alarmin: Pacienti ende ndodhet aty

TIRANE

Mjeku Dritan Kociaj, i cili mesnatën e sotme iu drejtua me një thirrje publike kryeministrit Edi Rama dhe Komitetit të Ekspertëve, tregon se çfarë ndodhi me pacientin, për të cilin tha se priste në ambulancë.

Rreth orës 03:00 mëngjesit, mjeku tha se po qëndronte në ambulancën e parkuar para QSUT-së me një pacien me koronavirus. Ai tha se pacienti po trajtohej me oksigjen, edhe pse bombolat duhet të ndërroheshin disa herë.

Por njoftimi i fundit që mjeku Kociaj ka dhënë për rastin në fjalë, është kur ndërroi turnin. Ai thotë se rreth orës 07:00 të mëngjesit, teksa zbriti nga QSUT, pa se pacienti ishte ende në ambulancë.

Fatkeqësisht edhe ky rast s’ka kaluar pa u politizuar, ku shumë persona e kanë sulmuar mjekun Kociaj për bindjet e tij politike, duke ia vënë në dukje postimet kundër qeverisë që ka bërë ndër vite.