Hapen aplikimet për t’u bërë i dashuri i Encës, kërkohen edhe miq

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, ka marrë së fundmi vëmendjen e të gjithëve me postimet që ka bërë në “Instastory”.

Pasi zbuloi se po kërkonte për miq të rinj, Enca publikoi një tjetër postim ku shkruante se po kërkon gjithashtu edhe për një të dashur.

“Po kërkoj miq të rinj. Dërgoni aplikime dhe arsyen pse dëshironi të jeni miqtë e mi”, shkruante në fillim këngëtarja.

Më pas ajo zbuloi se po kërkonte edhe për të dashur dhe të gjithë ata që duan që këngëtaren ta kenë si të dashur e kanë të lehtë. Ata mund t’i dërgojnë në inbox aplikimin dhe arsyet pse gjithkush mendon se duhet të jetë i dashuri i saj.

Enca nuk ka zbuluar asnjë detaj më shumë dhe nuk dihet se çfarë është duke kurdisur. Kujtojmë se pas operacionit të vështirë në këmbë, ajo është shprehur se do të rikthehet fuqishëm në muzikë.