E rëndë në Kolonjë/ Merr flakë shtëpia, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Podë në Kolonjë.

Policia njofton se, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V. R., 89 vjeç, në të cilën jetonte i vetëm dhe për pasojë ky shtetas ka humbur jetën.

Kolonjë/Informacion paraprak

Më datë 22.11.2020, rreth orës 16:10, në fshatin Podë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V. R., 89 vjeç, në të cilën jetonte i vetëm dhe për pasojë ky shtetas ka gjetur humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.