Mirani përballet me Asllanin, ngjarje befasuese në episodet e radhës të serialit “Hercai”

Këtë fundjavë në “Rejan” do të ndiqni:

Mirani dhe Rejani shkojnë te shtëpiza për të kaluar disa çaste me njëri-tjetrin. Çfarë do të dëgjojë Asllani gjatë bisedës së tyre pikërisht në momentin kur ai bëhet gati t’i tregojë letrën Miranit?

Azizja vazhdon përpjekjet e saj për të larguar Asllanin nga Midjati, ndërkohë që ky i fundit afrohet gjithnjë e më shumë me Shadollutë.

Të tjera intriga të errëta do të dalin në pah nga e kaluara e Azizes. Çfarë e ka detyruar ajo Dilshahën të bëjë vite më parë? Cili do të jetë hapi i radhës i Asllanit dhe Mahfuzit?

Sulltana do të takohet në mënyrë të fshehtë me Xhihanin, ndërkohë që Gënyli bën një zbulim të ri tronditës.

Mirani do të përplaset keqas me Asllanin në mes të Midjatit.

Çfarë do të dëgjojë Gënyli gjatë bisedës mes Azizes dhe Mahmutit? Cili do të jetë hapi i radhës i Asllanit dhe Sulltanes për të çuar në fund planin e tyre?

Azizja zbulon galerinë sekrete të Asllanit të mbushur plot me fotografitë e Rejanit.

Mirani shkon të bisedojë me Zehrën në lidhje me ngjarjet që po ndodhin në familjen Shadollu.

Çfarë do të bëjë kjo e fundit për t’i dhënë zgjidhje situatës së tensionuar? Asllani vazhdon të ndjekë hap pas hapi planin e tij.

Zehra i rrëfen Nasuhut se Mirani është djali i Hazarit, por kush tjetër do ta dëgjojë këtë lajm tronditës?

Asllani kapet duke u futur në shtëpinë ngjitur me Shadollutë. Si do të justifikohet ai përpara familjes së tyre? Zehra kërkon ndihmën e Esmën për të nxjerr në shesh të vërtetën, por kjo e fundit e lë në baltë.

Çfarë do të bëjë ajo për të gjetur provat që i duhen? Mirani dhe Ferati bëjnë një zbulim të madh në lidhje me letrat anonime.