Gazetarja e pyet për vilat, ja si reagon Basha
I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, kreu i PD-së Lulzim Basha u përgjigj edhe për akuzat për vila dhe për tendera të fituara nga familjarët e tij.
Sonila Meço: Ju përmendin tenderat që ka fituar familja juaj, 4 vilat.
Basha: Ju jeni gazetare e përgjegjshme dhe e dini fare mirë se këto nuk janë të vërteta. Veliaj që ka marrë rolin e shpifësit është paditur në gjykatë dhe javën e kaluar nuk është paraqitur në gjykatë. Këto janë shpifje. Unë nuk po flas për shpifje, por me fakte nga thesari i shtetit.
Ne i kemi denoncuar problemet kur askush nuk guxonte që t’i përmendte. Askush nuk e ndihmoi Edi Ramën dhe Shqipërinë. Ata që thonë që të ikin të gjithë se janë njëlloj, po thonë që të rrijë Edi Rama.