Sander Lleshaj bën gafën e rëndë, a duhet të shkarkohet këtë herë

“Polic ke qenë dhe polic ke mbetur”! Me këto fjalë i është drejtuar Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, që nga foltorja e kuvendit, deputetit Myslim Murrizi.

Ndërsa më herët Myslim Murrizi kishte përmendur në kuvend parardhësit e zotit Lleshaj, ky i fundit në fjalën e tij i tha se karahasohej vetëm me veten.

“Unë krahasohem vetëm me veten time dhe modele të tjera e nuk besoj që vlen te me beni krahasime me njeri, nuk e keni atë tager xhanem. Duhet t’ju them që policia nuk ka asnjë objekt të merret me deputetët, por policia as nuk njeh ndonjë hierarki përballë ligjit. Përballë ligjit, besoj që deputetët janë ata të parët që duhet të japin llogari e duhet të jenë model. Nese deputetet shkelin ligjin…”, tha Lleshaj.

Por duke qenë se deputeti Murrizi, nga vendi ku ishte ulur po ja ndërpriste fjalën,  Ministri Lleshaj iu drejtua:

“ Jam ministër dhe po të them, në qoftë se ti kërkon të bësh politikë e të fitosh pikë me policinë, harroje që mund të fitosh. As dua të jem i ngjashëm me ty. Polic ke qenë dhe polic ke mbetur. Po mos kujto se mund të fitosh pikë përballë policisë. Je polic, ke qenë polic dhe ke dështuar në policinë financiare dhe po të them që harroji këto intimidime ndaj policisë. Zbatoje ligjin sepse përballë ligjit ti je askush”.

Por cili ishte konotacioni që ministri Lleshaj iu dha këtyre fjalëve, jo pa tension. Çfarë donte të thoshte Ministri me shprehjen: Polic ke qenë dhe polic ke mbetur? Dhe të mos harrojmë se zoti Lleshaj është Ministri nga i cili varet policia dhe policët e shtetit shqiptar sot. Dikur, kur mori detyrën ministri Lleshaj tha shprehimisht: Fytyrën time shiheni tek çdo polic! Mos ndoshta sot ministri nuk ka dashur që veten ta shohë fytyrën e policisë?!

Opinion.al