Protesta kundër mbylljes së JOQ Albania, policia shoqëron disa persona

Disa qytetarë kanë dalë të protestojnë kundër mbylljes së domain-it të faqes online JOQ Albania.

Protesta është zhvilluar përpara ambjenteve të AKEP.

Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia.

Kjo e fundit ka tentuar të mbyllë protestën.

Gjithashtu është shoqëruar me automjetin e policisë edhe avokati Altin Goxhaj, si dhe një aktivist.