Pas Shqipes, njerëzit kërkojnë largimin e Anës nga “Për’Puthen”

Një tjetër situatë konfliktuale në “Për’Puthen” ka nxitur debat në rrjete sociale, ku të shumtë janë njerëzit që kërkojnë largimin e një prej vajzave protagoniste, Anës, sepse sipas tyre ka përdorur të njëjtën mënyrë komunikimi ashtu si Shqipja, e cila u largua pas komenteve tallëse dhe me përmbajtje homo*obike.

Në emisionin e ditës së djeshme (e mërkurë, 28 tetor), Ana u kap me një nga djemtë konkurrentë, Beratin, pasi ky i fundit quajti njerëz me shumë fytyra këdo që nuk mbrojti Shqipen.

Pas kësaj, Ana e kaloi diskutimin te orientimi se*ksual i Beratit, i cili sipas saj “është më shumë se bi”, a thua se orientimi se*ksual ka njësi matëse.

Sidoqoftë, situata u tensionua dhe komunikimi i Anës mori tone kërcënuese, pasi u shpreh se “nëse Berati e vazhdonte diskutimin” ajo do të bënte publike fakte që vërtetojnë se ai është gej.

Në rrjete sociale, të shumtë janë njerëzit që ndër të tjera thonë:

“Çdo njeri e di vetë nëse është hetero, gej, bi si edhe kur dhe si do ta deklarojë. Nuk është Ana askush që të bëjë deklarata të tilla për dikë tjetër, sidoqoftë situata”

“Shantazhe live dhe e meritove atë përgjigje sepse cënove lirinë e tjetrit” 

“Duhet të përjashtohet njësoj si Shqipja” 

“Është apo jo gej, është e drejta e tij ta deklarojë, jo e jotja” etj.

Nëse dikush është gej dhe për shumë arsye po qëndron në një program ku në qendër janë marrëdhëniet hetero, patjetër që duhet të largohet, mirëpo nga ana tjetër, siç shumë ndjekës theksojnë, askush nuk gëzon të drejtën të bëjë publike informacione që cënojnë lirinë dhe privatësinë e një individi.

Revista Anabel