“Endri, o bir i mamit”, nëna me lotë në sy përqafon djalin pas 6 vitesh në kamp, Rama i premton se do sjellë edhe vajzën

Endri Dumani, 11-vjeçari shqiptar që gati gjysmën e jetës e ka kaluar në kampin në Al Hol të Sirisë është takuar sot me nënën e tij, pas 6 vitesh të ndarë.

Videon prekëse e ka transmetuar kryeministri Edi Rama në Facebook.

“Endri Dumani përqafon nënën e dajën pas kthimit”, shkruan Rama.

Nëna e Endrit me lotë në në sy, ka përqafuar për herë të parë pas 6 vitesh djalin e saj. Endri Dumani dhe Floresha Rasha me tre fëmijët e saj mbërritën sot në Shqipëri, pas operacionit të suksesshëm të Gjysmëhënës së Kuqe Siriane për evakuuimin e tyre nga kampi Al-Hol.

Motra e Endrit, Eva Dumani zgjodhi të qëndrojë në kamp, ndërsa Rama i premtoi familjarëve se do ta sjellë edhe vajzën e tyre.