Nuk ndalet koronavirusi në shkolla, konfirmohen pozitiv 7 mësues

ELBASAN

Bilanci i mësuesve të prekur me COVID-19 sa vjen dhe shtohet.

Sot janë konfirmuar pozitiv 7 mësues.

Një është regjistruar në Bashkinë e Cërrikut dhe 6 të tjerët në Elbasan.

Që nga hapja e shkollave janë të shumta rastet e konfirmuara në pothuajse të gjithë vendin.