Makina merr para këmbësorin, humb jetën në vend

MAMINAS

Një person ndërroi jetë mbrëmjen e sotme në Maminas, pasi u përplas nga një makinë tip “Peugeot”, teksa ishte duke kaluar rrugën.

Aksi.denti ndodhi rreth orës 18:50 minuta.

Përplasja ishte e fortë dhe rezultoi fatale për kalimtarin që ndërroi jetë në vend. Viktima rreth 60-vjeç ende nuk është identifikuar.

Policia ka ndaluar drejtuesin e makinës që shkaktoi aksidentin Sh. A. 60 vjeç dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.