Makina bie nga 70 metra lartësi, nxirret pas më shumë se 2 orësh shoferi

Një makinë është rrëzuar ditën e sotme në thellësi të kanionit të lumit Osum.

Makina që drejtohej nga një person rreth 40-vjeç ishte duke u kthyer nga fshati Prishtë, kur pranë urës ka dalë nga rruga duke rënë në ujërat e lumit.

Ekipe të shpëtimit janë angazhuar menjëherë, duke bërë të mundur nxjerrjen e shoferit, i cili mrekullisht shpëtoi me disa dëmtime.

Ai është dërguar në Spitalin e Beratit, ndërsa mund të niset me helikopter drejt Tiranës nëse shihet e nevojshme.