Infektohen me koronavirus 3 mësues gjimnazi, pritet përgjigja për 13 të tjerë

Koronavirusi vijon që të përhapet në shkollat e vendit.

Mësohet se në Rrogozhinë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 tre mësues të gjimnazit “Haxhi Qehaj”.

Ndërkohë që priten përgjigjet e tamponëve për 13 mësues të tjerë të cilët kanë pasur kontakte me kolegët e tyre.

Kujtojmë që dy dit më parë në shkollën Emin Duraku, u infektuan me koronavirus 5 mësuese dhe 3 punonjëse të tjera.