Edhe “Santa Claus” frikësohet nga koronavirusi

Krishtlindjet duan edhe dy muaj që të vijnë por shpresat për të parë “Babagjyshin” në Finlandën veriore, aty ku mendohet se është fshati i tij i lindjes, po zbehen dita-ditës.

Fshati Rovaniemi mirpret miliona turistë nga e gjithë bota, ku më të shumtë janë fëmijët të cilët duan të shprehin dëshirat e tyre .

Por së fundmi, Finlanda ka miratuar disa nga kufizimet më të rrepta, pavarësisht nivelit të saj të ulët të infeksioneve, që do të thotë që shumica e të huajve nuk mund të hyjnë në vend.

Pjesa veriore e Finlandës, ku shumë biznese mbështeten tek turistët që fluturojnë për të takuar Santa Claus, ku shikojnë Dritat e Veriut ose mund të bëjnë xhiro me motor në dëborë.

Sipas të dhënave të industrisë së udhëtimeve nga “Biznes Finlanda”, në Gusht numri i turistëve të huaj u ul në 78%. Reuters shkruan se Krishtlindjet këtë vit janë në rrezik si pasojë e pandemisë së Covid-19.

Në kompaninë turistike Safarctica, e cila ofron turne me motor dëbore dhe not në akull, thote se rezervimet kanë rënë me 50% këtë vit.

Finlanda shpëtoi nga efektet më të këqija të pandemisë në Pranverë, duke zgjedhur një bllokim të rreptë, i cili përfshinte izolimin e gjithë kryeqytetit, Helsinkit.

Firmat të cilat punësojnë rreth 8% të njerëzve në rajon kanë filluar tashmë të largojnë punëtorët dhe një pjesë e madhe e tyre nuk kanë shpresë se sezoni festiv do të zhvillohet. Tani, si në pjesën më të madhe të Evropës, infeksionet janë në rritje përsëri, duke arritur një rekord ditor në fillim të këtij muaj. Vendi me 5.5 milionë njerëz ka raportuar gati 13,000 infeksione COVID-19 në total deri më tani, përfshirë 346 vdekje.