Ndërpritet dasma nga gruaja e vërtetë dhe fëmijët e dhëndrit të ri

Një grua e tërbuar nga inati ka hyrë në një kishë bashkë me fëmijët e saj për të kërkuar ndalimin e martesës së burrit të saj me një grua tjetër.

Para disa ditësh dhëndri Abraham Muyunda burri i kishte thënë gruas së tij se do të shkonte jashtë qytetit për punë, por në fakt po shkonte për të marrë pjesë në martesën e vet.

Episodi skandaloz ndodhi në kishën e kryeqytetit të Zambias, Lusaka, raportojnë mediat vendase. Gruaja akuzuese e Muyunda, e cila njihet në zonë si Caroline Mubita, kishte dëgjuar për martesën nga fqinjët dhe nxitoi drejt kishës për të ndaluar procedimet.

Në pamje ajo dëgjohet që thotë: “Atë, kjo martesë nuk mund të realizohet, ky burri këtu është bashkëshorti im. Unë nuk e di cfarë po ndodh këtu”.

Gruaja e trazuar shihet që ka një bebe të vogël të lidhur në kurriz. Ajo ndalohet nga një prej të ftuarve para se të shkojë te altari për të protestuar drejtpërdrejt me priftin.

Ndërsa dhëndri shihet që mban fytyrën me duar teksa teksa skena shpaloset para tij. “Ky burrë është bashkëshorti im. Ne as nuk jemi divorcuar apo ndarë”, ankohet ajo, ndërsa pamjet ndërpriten para se sherri të ndahet.

Mediat lokale thonë se zoti Muyunda punon për autoritete taksore të Zambias dhe tashmë është marrë në dorëzim nga policia, teksa familja pret të vendosë si do të procedojë.

Sipas OKB, Zmabia ka sy sisteme martese, njëri i bazuar në ligjin tradicional i cili toleron poligaminë, dhe tjetri në ligjin e statutit modern.

Sistemi i dytë dënon ata që shpallen fajtorë për poligami. Sipas raportimeve, nusja e tij e re e dinte se ai ishte i martuar dhe kishte paguar për ceremoninë.