Hazari mëson se Mirani është djali i tij, ngjarje befasuese në serialin “Hercai”

Ngjarje befasuese duket se na presin në episodet e ardhshme të serialit të ndjekur “Hercai”. Javën e ardhshme në Turqi, pritet të transmetohet një episod mjaft interesant.

Nga traileri i publikuar në rrjetet sociale shihet se si ngjarjet do të marrin një rrjedhë papritur. Në fillim është personazhi i ri, Asllani, ose nipi i Azizes ai që me sa duket do të ketë një rol të rëndësishëm në ngjarjet që do të vijnë më pas.

Kjo pasi ai pritet të dashurohet me Rejanin, e cila tashmë është në pritje të një fëmije me Miranin. Nga ana tjetër, duket se Hazari më në fund do të mësojë të vërtetën.

Është pikërisht Zehra, ajo që shfaqet përballë Hazarit dhe i tregon këtij të fundit se Mirani është djali i tij. Por si do të rrjedhin ngjarjet?

Ne ju ftojmë të na ndiqni në meganews.al pasi këtu do të gjeni gjithçka mbi serialin tuaj të preferuar si dhe duke parë trailerin e episodit të ri më poshtë: