I bie sipër pema e shkollës, humb jetën 6-vjeçarja

ANGLI

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në shkollën Gosforth Park në Newcastle, qytet në veri të Anglisë.

Një pemë u rrëzua në oborrin e shkollës duke lënë të vde.kur një vajzë 6-vjeçare.

Në vendin e ngjarjes mbërriti ndihma e shpejtë, ku pavarësisht ndihmës së dhënë, e mitura ndërroi jetë një ditë më pas në spital, si pasojë e dëmtimeve të pësuara.

Policia e zonës deklaroi se ka nisur një hetim lidhur me ngjarjen, e cila dyshohet të jetë aksidentale.