Thellohet skandali/ Evis Kushi kopjoi 100% konkluzionin nga puna e profesorit të Universitetit Shtetëror të Michigan

Ministrja e re e Arsimit të Republikës së Shqipërisë, Evis Kushi, rezulton se ka bërë plagjiaturë me një punë të dorëzuar prej saj në vitin 2010.

Sapo Vladimir Kola, e denoncoi plagjiaturën e ministres së re, ka patur një tentativë për të krijuar konfuzion tek publiku dhe për tu fshehur pas doktoraturës së zonjës Kushi. Në fakt askush nuk e ka akuzuar Kushin se ka kopjuar doktoraturën në Angli, por ajo ka kopjuar një tjetër punim për një konferencë në Mal të Zi, nga profesori i Universitetit të Michigan, Eric Chang.

Evish Kushi është bashkëautore e artikullit shkencor në vitin 2010, sëbashku me Marsida Ashikun. Artikulli mban titullin “Political transition , Corruption and income inequality in new democracies. Special case Albania” dhe është kopjuar nga profesori i asociuar në Universitetin Shtetëror Të Michiganit, Eric Chang, i cili e ka shkruar punimin e tij në vitin 2007, duke e botuar në “Afrobarometer”.
Titulli i artikullit të Chang është “Political Transition, Corruption, and Income Inequality in Third-wave Democracies”. Pra, duket qartë që profesorit Chang, ia kanë kopjuar punimin që në titull, duke shtuar vetëm “Special case Albania”.

Por ajo që është më tronditëse në këtë plagjiaturë të ministres, është fakti se ajo dhe bashkëautorja tjetër e artikullit shkencor, e kanë kopjuar konkluzionin e punës së Chang, pikë për pikë, pra 100%. Kushi nuk e ka marrë fare mundimin, të bëjë disa ndryshime në konkluzion, por ka adoptuar fije për pe, atë të profesorit Chang.

Nuk është aspak e nevojshme të dini gjuhën angleze për të kuptuar plagjiaturën, pasi fjalitë dhe referencat janë identike, mjafton ti shihni.

KONKLUZIONI I ERIC CHANG (2007)

KONKLUZIONI I EVIS KUSHIT (2010)

Një tjetër ngjarje qesharake me plagjiaturën e ministres, është edhe fakti se ajo ka përdorur shifrat e perceptimit popullor në disa vende aziatike, sikur janë perceptim i qytetarëve shqiptarë në disa qytete të vendit tonë.

Siç shihet në tabelat më poshtë perceptimi i qytetarëve të Koresë së Jugut, Mongolisë, Filipineve, Taivanit dhe Tailandës, është identike me perceptimin e qytetarëve të Fierit, Elbasanit, Durrësit, Vlorës dhe Tiranës.

Tabela e punimit origjinal nga Chang, vendet aziatike:

Tabela në punimin e Evis Kushit, të dhënat e kopjuar identike por përshtatur qyteteve shqiptare:

Në vend që të japë shpjegime dhe më pas dorëheqjen, Evis Kushi ka ndjekur rrugën e të gjithë “Rilindasve”, që sa herë kapen në mëkat, nuk japin përgjigjigje konkrete, por flasin për çfarë t’ju vijë për mbarë.

Edhe Kushi, në vend të japë dorëheqjen pa nisur punën, ka publikuar një foto kur ishte studente në Angli, a thua se kjo ka ndonjë lidhje me plagjiaturën për të cilën akuzohet.